Shërbime konsullore online,Hasani: Nëse keni humbur dokumentet e udhëtimit apo ju ka skaduar afati, aplikoni në e-albania

AKTUALITET


Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme iu jep mundësi shqiptarëve që kanë humbur dokumentet e tyre të udhëtimit apo iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë, shërbimet konsullore online.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ministri Igli Hasani, thekson se emigrantët mund të aplikojnë online në platformën e-albania.

“ Shkurto kohë nëpërmjet shërbimeve konsullore online.
Nëse keni humbur dokumentin tuaj të udhëtimit ose ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, aplikoni online në platformën e-albania për shërbimin “LEJE KALIMI” në Misionin Diplomatik dhe Postin Konsullor të RSH-së më të afërt.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.



Skip to toolbar