Sherr me thika në Shkodër, plagosen tre persona

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë kë ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Shkodrës, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur me thikë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali pranë poliklinikës. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.

Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.




Skip to toolbar