Sherr mes shqiptarëve për magazinën në Greqi

AKTUALITET


Sherr mes shqiptarëve në Greqi. Njëri qëllohet me thikë në bark.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Kala Nera dhe një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur.


Burri u plagos nga një 35 vjeçar nga Shqipëria.

Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar nga zona me një makinë gri për të shmangur arrestimin.

Protothema shkruan se dy shqiptarët janë komshinj me njëri-tjetrin.

Sherri ka shpërthyer dje jashtë lagjes dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes është bërë një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht. Bashkëshortja e të plagosurit, në gjendje paniku, e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos , me makinën e saj.

Policia është njoftuar për ngjarjen nga Spitali i Volos dhe ka shkuar menjëherë në Achillopoulio për të mësuar nga pacienti dhe bashkëshortja e tij se çfarë ka ndodhur saktësisht.




Skip to toolbar