Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në lagjen nr. 4, Pogradec. Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve prerëse.
Policia bën të ditur se shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.