Sherr në mes të Bllokut, një 39-vjeçar qëllohet me qytën e pistoletës

AKTUALITET


Një sherr është regjistruar sot në zonën e Bllokut, mes dy personave. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:15.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se me qytën e pistoletës ka goditur shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime.


Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.




Skip to toolbar