Sherri në ish-Bllok, arrestohet pas 5 muajsh në arrati 26-vjeçari

AKTUALITET


Pothuajse 5 muaj pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mesnatën e 31 marsit në zonën e ish-bllokut  në Tiranë, ku si pasojë e një konflikti mbeti i vdekur Gentian Talja, autori  Henri Gjapi i shpallur në kërkim është vënë në pranga.

Një sherr i rastësishëm në ish-Bllok mesnatën e 31 marsit ka përfunduar me vdekje në Tiranë. Gentian Talja pasi u konfliktua me Henri Gjapin, të dy në gjendje të dehur, ra në tokë dhe goditi kokën. Pavarësisht ndihmës nga mjekët, 46-vjeçari vdiq 4 ditë më vonë në spital


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar