Shfaqi probleme shëndetësore, i burgosuri në Fier ndërron jetë rrugës për në spital

AKTUALITET


Një i burgosur 51-vjeçar në Fier ka ndërruar jetë paraditen e sotme. Ai ka shfaqur probleme me shëndetin gjatë qëndrimit në burg dhe ka vdekur rrugës për në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para te mëngjesit në burgun e fierit dhe dyshohet qe  shkak i vdekjes ka qenë një infarkt.


Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Simon Toska, i cili është arrestuar në vitin 2021 dhe më pas dënuar për shkak se së bashku me 4 të tjerë kishin përshtatur një ofiçinë të vjetër në Patos në ambiente për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e kanabisit.


Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor i ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital. 52-vjecari ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. 




Skip to toolbar