Shisnin bizhuteri pa faturë tatimore, “goditen” 7 argjendari në Tiranë

AKTUALITET


Krimi ekonomik pranë policisë së Tiranë ka goditur 7 argjendari, pasi dyshohet se shisnin produkte dhe mallra kondrabandë pa faturë tatimore.

Konkretisht ky sektor ka nisur procedimin penal për 7 administratorët e këtyre subjekteve të ndryshme që ishin të shtrira në disa nga pikat më kryesore të Tiranës si rruga “Myslym Shyri”, “Rruga E Dibrës”, ajo e Durrësit etj.

Sipas burimeve, mësohet se këto subjkete kishin disa produkte me vlera të mëdha monetare pa kupon tatimor. Këto sende me vlerë i përkisnin një firme të njohur, produktet e të cilës nuk mund të shiten pa licensë përkatëse.

Të 7 pronarët e argjendarive akuzohen për mallra kontradanbë dhe fshehje e të ardhurave. Ndërkohë policia ka arritur që të sekuestrojë edhe sendet me vlerë të llojit varëse, byzylykë unaza etj. Produktet kishin ardhur nga Turqia drejt Shqipërisë.



Skip to toolbar