Shkarkimi, Hajdari: Basha kërkon sabotimin e Reformës Zgjedhore

AKTUALITET


Rudina Hajdari prej disa ditësh është vënë në qendër të sulmeve nga disa deputetë të grupit parlamentar demokrat të cilët kanë bërë fakt të kryer shkarkimin e saj nga posti i kryetares dhe për të gjithë këtë ngjarje, deputetja akuzon kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Hajdarit, Basha po tenton ta spostojë atë nga drejtimi i opozitës parlamentare me qëllim që të sabotojë Reformën Zgjedhore dhe veçanërisht kërkesën kryesore për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Në vend të merren me negociatat, merremi me një incident që ka autor ka tre persona që duan të sabotojnë Reformën Zgjedhore. Bllokimi i Reformës është në favor të Lulzim Bashës, por kjo nuk do të ndodhë. Opozita në parlament ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.


Shkarkimi im ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk ka për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Unë nuk besoj se kjo gjë mbështetet nga kreu i PD-së”, tha Hajdari.

Hajdari tha se beteja e saj do të vazhdojë dhe si qëllim kryesor do të ketë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Aja tha se do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të opozitës, ndërsa tha se ky grup do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. Hajdari e pyetur nga mediat tha se vijon të ketë kontakte me disa ish deputetë të PD-së, përfshirë këtu edhe ish kryeministrin Berisha, por pa dhënë më shumë detaje./realtory.al




Skip to toolbar