Shkarkimi i Metës, Minxhozi: Procesi, nisje e shkundjes së klasës së vjetër politike

Më të fundit



Analistët e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë debatuar në lidhje me shkarkimin e Metës nga parlamenti.

Lubhonja theksoi se maxhoranca kishte si qëllim që të eliminojë një kundërshtar politik si Meta.


Minxhozi vlerësoi se me procesin e shkarkimit të Metës , i hapet rruga shkundjes së klasës të vjetër politike.

Fatos Lubonja: Këta të maxhorancës duan të bëjnë deklarata të rrejshme dhe të mos kenë gjëmbë në këmbë. Qëllimi i heqjes së Metës, është mundësia që të heqin çdo zë kritik, që të bëjnë këta çfarë të duan.

Pasojat janë që kemi një parti e vetme ka kapur ekonominë, krimin, policinë dhe pasojat dihet se kush janë. Kur Nano u fut në burg, qëllimi ishte që të futej në qeli një “njeri i keq” dhe më 1997 dihet se çfarë ndodhi. Qëllimi ishte pastrimi i një kundërshtari politik.

Skënder Minxhozi: Filtri i Kushtetueses mund të sjellë surpriza. Një president s’duhet të jetë siç është Meta. Meta ka rezonuar një format që nuk duhet të ulët më në Presidencë, sepse e banalizon atë. Shkarkimi i Metës është fillimi i shkundjes të klasës së vjetër politike. Largimi i Metës do të hapte krah procesin e mos-pasjen e shumë precedentëve.