Shkarkohet kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

AKTUALITET


 Këshilli i Ministrave vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

Me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.


Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 shtetas të tjerë u arrestuan në 16 mars 2023 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”.




Skip to toolbar