Shkëmbim zjarri në kufirin Shqipëri-Kosovë, plumba policisë së Kukësit, prangosen 6 trafikantë sirianë

AKTUALITET


Një ngjarje kriminale ka ndodhur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës, ku ka patur shkëmbim me armë zjarri mes policisë dhe trafikantëve të qenieve njerëzore.

Raportohet se grupi i trafikantëve të qenieve njerëzore janë shtetas sirianë të cilët qëlluan me armë ndaj policisë.


Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia ka mundur që të arrestojë 6 shtetas sirianë, ndërsa një i 7 ka mundur që të largohet.

Mësohet se trafikantët kanë qenë të armatosur dhe hapën zjarr ndaj policisë shqiptare pasi autoritetet u vunë në ndjekje të tyre.




Skip to toolbar