Shkëmbim zjarri në Mitrovicë, policia operacion të gjerë me disa arrestime

AKTUALITET


Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e së martës një operacion të gjerë për arrestimin e disa punonjësve të policisë të dyshuar për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe në vepra të tjera penale.

Operacioni policor i nisur në orët e para të mëngjesit ka hasur në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës duke bërë që situata të tensionohet në këtë zonë.


Vetë Policia e Kosovës në një deklaratë për mediat njofton se operacioni vazhdon ende dhe se shumë shpejt do të ketë një konferencë për shtyp për të dhënë të tjera detaje. Ky operacion është ndërmarrë pas një hetimi paraprak disa mujor.

“Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Inspektoratin Policor mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, pa marrë parasysh përfshirjen e personave në raste të tilla penale”, njofton policia e Kosovës.

Ndërsa mediat në Kosovë, referuar burimeve, njoftojnë se nga ky aksion janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb. Ndërsa kreu i shtetit serb, Vuçiç raportohet se ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor po realizon një operacion në rajonin e Mitrovicës Veri dhe Mitrovicës Jugu

Prishtinë, 28 maj 2019

Sot, me 28.05.2019 Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), si dhe nën asistimin e njësiteve tjera relevante në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore Prishtinë, po realizohet një operacion i cili ka rezultuar me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe disa qytetarëve.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së, PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtareve policor dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.

Edhe përkundër hasjes në rezistencë të armatosur në Veri të Mitrovicës, operacioni policor është duke vazhduar, përfshirë arrestimin dhe kontrollin e disa lokacioneve të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e dëshmive relevante përfshirë edhe armë të gjata.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Inspektoratin Policor mbeten të përkushtuara në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme, pa marrë parasysh përfshirjen e personave në raste të tilla penale.

Lidhur me detajet rreth realizimit të këtij operacioni të gjerë do të njoftoheni, në një konferencë të përbashkët ku pritet të marrin pjesë Prokuroria, Policia dhe IPK-ja:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor po realizon një operacion në rajonin e Mitrovicës Veri dhe…

Gepostet von Kosovo Police am Montag, 27. Mai 2019



Skip to toolbar