Një i ri raportohet të jetë vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe se viktimë nga të shtënat ka mbetur 33-vjeçari Valter Fierza.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë momentalisht nuk dihen. Siç shihet në këto pamje, në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.
Të dhënat janë paraprake dhe me shumë detaje pritet të kemi në vijim.