“Shkodra na bashkon”, Rama “prezanton” Agron Çelën si deputet të PS

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme deputetët socialistë të Shkodrës.

Nën logon “Shkodra na bashkon”, kreu i qeverisë shprehet se ky takim zhvillohet për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.


“Shkodra na bashkon – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama, ndërsa krah tij shfaqet Agron Çela, ish-deputeti i LSI që së fundmi vendosi të kalonte me socialistët.

Disa ditë më parë, Rama takoi drejtuesit politikë të selisë rozë, për strategjinë e zgjedhjeve vendore të 14 majit.




Skip to toolbar