Shkoi në Korçë për të festuar me shokët, 18-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

AKTUALITET


Një 18-vjeçar nga qyteti i Durrësit i ka dhënë fund jetës mëngjesin e kësaj të hëne.

I riu është vetëhedhur nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit.


Sipas informacioneve paraprake, raportohet se 18-vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.

Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18-vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.




Skip to toolbar