Shkon mbi 33 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

AKTUALITET


Ka shkuar mbi 33 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, janë infektuar me Covid-19 në mbarë globin,  33 105 611 njerëz.


Numri i të vdekurve nga virusi deri tani në të gjithë globin ka shkuar në 999 455 individë.

Ndërsa, numri i personave të shëruar nga koronavirusi në botë ka shkuar në 24 453 589 persona.

Shteti me më shumë tëë infektuar për shkak të koronavirusit është SHBA, me 7 288 932 individë.

Kurse, në Indi janë thuajse 6 milionë njerëz të infektuar me koronavirus, saktësisht deri tani 5 996 823 njerëz.

Pas SHBA-së dhe Indisë, më shumë të infektuar me koronavirus ka Brazili, Rusia,  Kolumbia, Peruja, Spanja, Meksika, etj.




Skip to toolbar