Shkrumbohet nga zjarri furgoni i parkuar pranë bashkisë Vlorë

AKTUALITET


Është shkrumbuar plotësisht nga flakët një automjet i parkuar pranë Bashkisë së Vlorës në lagjen 15 tetori.

Policia njofton se automjeti tip furgon “Volskwagen Kaddy” është në pronësi të shtetasit F.P., ndërkohë që nuk jepen detaje të mëtejshme se si ka ndodhur zjarrvënia, ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë  për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojmë se dy muaj më parë në qytetin e Vlorës u dogj plotësisht edhe makina e kryebashkiakut, Dritan Leli. Megjithëse dyshimet e para të policisë ishin se makina e tij mund të ishte djegur në mënyrë të qëllimshme, për këtë ngjarje nuk pati persona të arrestuar nga policia.



Skip to toolbar