Ditën e sotme duhet të niste zyrtarisht transporti publik qytetas dhe ndërqytetas.
Por ndërsa në Lezhë, Korçë, Kukës, Fier dhe disa zona të tjera transporti ndërqytetas ka nisur, Tirana mbetet e bllokuar.
Përfaqësues të shoqatës së transportit publik, kanë protestuar paraditen e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ata kërkojnë një pagë të dytë, prej 40 mijë lekësh të reja, për shkak të bllokimit të aktivitetit për tre muaj.
Mirëpo protesta e tyre u shpërnda nga policia, duke cituar vendimin e qeverisë i cili ndalon grumbullimet për shkak të situatës së koronavirusit.
Protestuesit janë ndaluar tek Sheshi Skënderbej ku dhe janë shoqëruar 5 persona.