Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke shpërndarë drogë në sasi të vogla. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit nga banorët e zonës, nga ku policia nisi menjëherë operacionin koduar “Sukthi.
Shtetasi A.H., 40 vjeç u arrestua në vendin e quajtur “Mbikalimi i Sukthit”, pasi u kap me një sasi droge prej 18.5 gram kokainë që e shiste tek klientët në sasi të vogla.
Policia ka ndaluar automjetin me të cilin ai po lëvizte, ku gjeti edhe sasinë e drogës. Nga kontrolli në banesën e tij u gjet edhe një peshore elektronike me të cilën ai peshonte drogën që shpërndante.
40-vjeçari pritet të përballet me akuzat e shpërndarjes së lëndëve narkotike.