Shpërthen bombola në një banesë në Lezhë, plagoset një person

AKTUALITET


Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës. Për pasojë ka mbetur i plagosur kryefamiljari, Gjergj Pali.

Ai është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gazetari Martin Marku ka mësuar se bombola shpërtheu në katin e parë të një banese dykatëshe.


Këto janë pamjet që ai ka mundur të sigurojë nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e shpërthimit ka dëmtime të mëdha brenda shtëpisë.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.




Skip to toolbar