Shpërthen makina në lëvizje në Sauk, vdes drejtuesi. Policia: Iu vendos eksploziv

AKTUALITET


Ka ndërruar jetë i riu që mbeti i plagosur pasi mjeti që ai drejtonte shpërtheu. 27-vjecari Aleksander Sadikaj nderroi jete ne spital si pasoje e plageve.

Burimet policore konfirmuan se i riu humbi jetën në spital, ku u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore.


Sa i përket automjetit tip “Wolksvagen” me targë AB077PO, mësohet se nuk është në pronësi të viktimës, por ende nuk ka informacion se kush e zotëron. 

Njoftimi i policise:

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.




Skip to toolbar