Shpërthim i fuqishëm gjatë takimit elektoral të kryeministrit japonez

BOTA


Kryeministri japonez Fumio Kishida u evakuua të shtunën nga një vend ku po mbante një fjalim, pasi një person hodhi ndaj tij një bombë tymuese. 

Kryeministri japonez shpëtoi pa lëndime, ndërsa forcat e sigurisë ndaluan personin e dyshuar pas incidentit.


Një dëshmitar tha se ata panë një person duke hedhur diçka, e më pas u përhap tym, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe.

Skenat dramatike ndodhën në qytetin e Wakayama, ku Kishida po mbante një fjalim pas inspektimit të portit të peshkimit Saikazaki. Aktualisht është duke u zhvilluar fushata në zgjedhjet vendore mbarëkombëtare të Japonisë.

Policia thotë se ka arrestuar një person, por deri më tani nuk ka pranuar të komentojë më shumë. Pamjet treguan disa burra, që besohet të jenë oficerë policie, duke mbajtur të dyshuarin në tokë.

Sulmet e dhunshme të rralla në Japoni. Por ka një nervozizëm për sigurinë rreth politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës vitin e kaluar.




Skip to toolbar