Një shpërthim ndodhi në kryeqytetin italian në orën 8:18 të mëngjesit të kësaj të premteje. Më pas një shtëllungë tymi u ngrit dhjetëra metra lart në zonën e via dei Gordiani, në juglindje të Romës.
Një depo gazi dhe karburanti shpërtheu. Zjarrfikësit dhe forcat e rendit nxituan në vendngjarje, ndërsa banorët nisën të largohen menjëherë. Raportohet se tetë oficerë policie dhe një zjarrfikës janë plagosur.
Shërbimi i emergjencës ishte në vendngjarje me dy makina mjekësore dhe tre ambulanca. Zjarrfikësit po përpiqen ende të shuajnë zjarrin.Sipas disa dëshmive të mbledhura në mediat sociale, fillimisht pati një zjarr dhe më pas ndodhën dy shpërthime pothuajse njëra pas tjetrës, i dyti prej të cilëve ishte më i fortë. U aktivizua plani i emergjencës së qytetit: të gjitha dhomat e urgjencës së qytetit u njoftuan sipas udhëzimeve në rast të situatave të këtij lloji.
Kryeministrja Giorgia Meloni po ndjek gjithashtu situatën dhe po përditësohet për pasojat e shpërthimit. Kryeministrja ka folur me kryetarin e bashkisë Roberto Gualtieri dhe është në kontakt të ngushtë me nënsekretarin Alfredo Mantovano, i cili informohet vazhdimisht nga autoritetet kompetente, me vëmendje të veçantë për shëndetin e të përfshirëve.