Shpërthim me tritol në Tiranë, detajet e para

AKTUALITET


Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”. Lokali rezulton në pronësi të një 40-vjeçari, i identifikuar me inicialet Armand Xhaferraj.


Po ashtu mësohet se si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.




Skip to toolbar