Shpërthim në Kamëz. Tritol banesës pas konfliktit familjar

AKTUALITET


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 22.14 në Kamëz. Policia njofton se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një eksplozivi të vendosur në banesën e shtetasit Gjergj Kola.

Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar edhe pse në banesë kanë qenë disa persona.


Banesës që i është vënë eksplozivi është në pronësi të Gjergj Kolës dhe ndodhet në lagjen nr.4, rruga Kosova në Kamëz.

Sipas policisë nga hetimet paraprake, dyshohet se shkaku i këtij sulmi me eksploziv ka ardhur si pasojë e konflikteve të mundshme familjare që Gjergj Kola ka patur.

Madje policia bën të ditur se e ka zbuluar autorin e këtij krimi, por nuk jep detaje të mëtejshme për arsye hetimore dhe për të bërë të mundur kapjen sa më parë të tij.




Skip to toolbar