Shpërthim tritoli në Postribë të Shkodrës, Policia: Iu vendos…

AKTUALITET


Një shpërthim në një banesë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Shkodër.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë. Sipas policisë, në portën e jashtme të banesës, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Mësohet se banesa është në pronësi të Lulëzim Hasajt, 49 vjeç. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.



Skip to toolbar