Furtuna pas arrestimit të Erion Veliajt ka vijuar edhe ditën e sotme me akuza direkte apo indirekte ndaj SPAK nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Analisti Ergys Mërtiri u shpreh për ‘Real Story’ se Berisha dhe Rama janë në një linjë kundër SPAK dhe se po ‘luftojnë’ me njëri tjetrin duke mos lënë parti të reja të futen në ring.
Mërtiri vijoi duke thënë se Rama për herë të parë ka kërcënuar një organ hetimor dhe mund të hapi gjithashtu edhe një padi ndaj prokurorit për shkelje dhe shpërdorim detyre.
“Unë mendoj që gjërat po bëhen më haptaz. Të dy po mashtrojnë publikun si Berisha që thoshte që SPAK po e kontrollon Rama, kurse Rama thoshte që SPAK është i imi dhe unë nuk e kontrolloj. Spak ka sulmuar më shumë Ramën se Berishën dhe Rama ka pasur armiqësi dhe nuk ka plotësuar kërkesën për shtim mandatesh, fonde dhe i ka krijuar një komision për ta bërë zap. Rama po del hapur kundër SPAK dhe luftën nën rrogoz po e bën haptaz. E vërteta është që të dy janë kundër SPAK dhe SPAK do të kërcënoj establishmentin me partitë e reja. Rama dhe Berisha janë të detyruar të bëjnë një duet të shtirur, ndeshen po vetëm për ringun që të mos lënë të rinj të futen.
Rama si kurrë më parë ka kërcënuar një organ hetimor, gjuha e saj ishte dhe në terma juridik. Terma që prokurori ka bërë shkelje dhe shpërdorim detyre. Nuk është cudi që rrugës të ngre një padi. Rama është bërë agresiv kundër SPAK. Berisha dhe Rama janë në një linjë, vetëm ideja që të mos tradhëtohen që janë bashkë i step. Është dhe ndikimi ndërkombëtar që i step të ngrenë një komision.
Duke qenë se Trump është një president jo i natyrshëm, shpresojnë se s’do merret me SPAK dhe do të kenë më shumë tolerancë. Unë besoj se SPAK nuk do të zhbëhet.”