Shpërthimi në Lushnjë/ OSHEE: Disa njësi administrative pa energji, linja 35kV do qëndrojë e stakuar për arsye hetimi

AKTUALITET


Shpërthimi i ndodhur në Lushnjë i mori jetën dy personave. Të plagosur mbetën edhe shtatë të tjerë. Mes të plagosurve ishte edhe deputeti i PS Bujar Çela. Të lënduarit janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë si pasojë e këtij shpërthimi, autoritetet njoftojnë se nga organet e hetimit për arsye të sigurisë, linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë.


Pa drita mbeten: njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogël dhe Ballagat (Lushnje).

Sakaq ekipet e OSSH po punojnë paralelisht për sigurimin e furnizimit të Nst Hysgjokaj nga një tjetër linjë, me qëllimin rikthimin sa më shpejtë te energjisë elektrike në njësitë administrative të lartpërmendura.




Skip to toolbar