Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.
ABC News mëson se shpërthimi ka ndodhur te restoranti “Perla e Detit”, në pronësi të Klodian Muratit dhe Benard Elezit.
Autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sakaq Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
