Shpëtim Nazarko: Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë e motivuar nga frustrimi prej Perëndimit, i la pa viza

AKTUALITET


Analisti Shpëtim Nazarko, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 deklaroi se fitorja e Albin Kurtit në zgjedhejt e Kosovës ishte e motivuar nga frustrimi që Europa i ka bërë këtij shteti, i vetmi pa viza në BE.

“Kosova ka një kulturë zgjedhore pak më të mirë se ne pasi e ka kaluar më butë komunzmin. Jam dakord me pjesën që këta komandantët legjendarë harrun se Churchill fitoi luftën dhe pas 6 muajsh vajti në shtëpi dhe De Gol po ashtu.


Unë mendoj që fitorja e Kurtit nuk është si ajo e Tzipras. Cdo vend ka specifikat e veta. Pa i hequr meritatat Kurtit kjo ndodh edhe për shkak të frustrimit që kanë nga Perëndimi pasi janë i vetmi vend pa viza në Europë. Ky frustrim bazohej në një të drejtë”,- tha Nazarko.




Skip to toolbar