Shqetësim për “Astrazeneca”? Rama: Mos harroni luftën tregtare

Më të fundit


Në deklaratën për mediat, nga shkolla ‘4 Dëshmorët’ ku nisi sot vaksinimi me ‘Astrazeneca’ kryeministri Edi Rama iu përgjigj shqetësimit lidhur me pezullimin e kësaj vaksine në disa shtete. Rama kërkoi nga mediat, t’i referohen vetëm burimeve zyrtare duke sjellë në vëmendje edhe luftën tregtare për vaksinat. Ndër të tjera Rama u shpreh se sasia e ardhur në Shqipëri nga ‘Astrazeneca vjen nga Suedia.

“AstraZeneca është pezulluar në disa vende, siç është e vërtetë që ju jeni në detyrimin e madh dhe njerëzor të mos bëheni përçues të lajmeve të pavërteta që hapin panik. Mund të jetë në rrjetet sociale por jo në ekrane ku një staf i tërë punon. Nëse do ishte e vërtetë do qe e pamundur që bota ta lejonte. Sasia që morëm ne dje ka ardhur nga Suedia.


E mendoni dot ju që Suedia ta lejonte një gjë të tillë? Sot kam parë një prononcim të drejtorit në Itali, thotë që bëhet fjalë për një seri të veçantë. Ne kemi një seri tjetër. Anglia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca. Nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë komplikime me shëndetin. Nuk ka asnjë problem. Është një vaksinë që vazhdon dhe qarkullon.

Mos harroni se ka shumë lajme të rreme, ka edhe luftë tregtare, mos harroni se eshtë edhe luftë tregtare, por referojuni burimeve zyrtare. “ u shpreh Rama.




Skip to toolbar