Shefja e Infektivit, Najada Çomo denoncoi sëfundmi një 32-vjeçare nga Berati pasi e shqetësoi për ditë të tëra në telefon përmes thirrjeve dhe mesazheve.
Prej dy javësh e telefononte Çomon duke e fyer në mënyrëtë vazhdueshme, gjë që ka detyruar mjeken që të paraqitet për denoncim në polici.
Pas denoncimit, Oficerët e Policisë Gjyqësorë kanë marrë në pyetje të rënë në lidhje me shkakun e këtij veprimi.
Mësohet se e reja ka mohuar të ketë shqetësuar Çomon në telefon.
Ajo ka theksuar se në fakt kishte dashur të telefononte dikë tjetër dhe se ka ndodhur një ngatërresë.
Ndërkohë, vajza shton se nuk e njeh Çomon dhe se nuk ka patur asnjë qëllim që ta shqetësojë.