Shqipëri-Kosovë, mbledhin Kuvendet në Prishtinë

KOSOVA


Shqipëria dhe Kosova mbledhin sot në Prishtinë dy kuvendet, në një seancë me 130 deputetë ku përfshihen edhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. A2 CNN ka zbuluar agjendën e diskutimeve ku në fokus do të jetë e ardhmja europiane e të dy vendeve.

Seanca e përbashkët është parashikuar të nisë në orën 11:00 të paradites së sotme, ku pas ekzekutimit të Himneve Kombëtare do të flasin kryeparlamentarët, diskutimi i të cilëve është parashikuar 10 minuta. Po kaq minuta do të flasin edhe dy kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Kurti dhe Rama. Kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare do të flasin nga 5 minuta, ndërsa të tjerët nga 3 minuta.

Kjo është hera e parë që dy kuvendet mbajnë një seancë të përbashkët në Kuvendin e Kosovës. Në këtë seancë do të jenë prezentë të gjithë deputetet e pakicave që jetojnë në Kosovë, me përjashtim të atyre të “Listës serbe”.

Agjenda e seancës së përbashkët Shqipëri-Kosovë

Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 10:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës 10 minuta.

Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 10 minuta

Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë 3 minuta.

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës 3 minuta.

Fatmir Mediu, Anëtar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë 3 minuta.

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës 3 minuta.

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës 3 minuta.

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë 5 minuta.

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës 5 minuta.

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë 5 minuta.

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës 5 minuta.

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë 10 minuta.

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës 10 minuta.



Skip to toolbar