Shqipëria barazoi me Kroacinë/ Rama: Kjo quhet krenari, kokën lart dhe kështu përpara!

AKTUALITET


SHQIPËRI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përballjes emocionuese të Shqipërisë kundër Kroacisë në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024. Sipas Ramës, sfida e sotme ishte një krenari e madhe për të gjithë shqiptarët.

Postimi i Ramës:

KJO QUHET KRENARI🦅🇦🇱 Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm❤️🖤❤️ Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.



Skip to toolbar