“Shqipëria, kontributore në NATO”, Sotiri: Ka peshë politike dhe diplomatike në rajon

Më të fundit


Juxhina Sotiri, kreu ekzekutiv nga qendra rajonale për sigurinë, deklaroi në emisionin “Real Story” se Shqipëria tashmë shihet si një kontributore në NATO.

E pyetur nga gazetari Sokol Balla nëse po shkojmë drejt një “rilindje” të ushtrisë shqiptare, Sotiri tha se ministria e Mbrojtjes po bën shumë në këtë drejtim.


Sipas saj, vendi ynë nuk ka vetëm një peshë ushtarake por edhe politike e diplomatike për rajonin në aleancë.

“Një rilindje të të gjitha strukturave ushtarake dhe puna që ministria e Mbrojtjes po bën po shkoj në drejtim të kësaj. Në rekrutimin e kontigjenteve të reja ushtarake është një nga kushtet ku je pjesë e një aleance ku duhet të kontribuosh për sa kohë është kolektive. Ndahet edhe barra e financave, ku jo më Shqipëria është shteti që përfiton nga këto aleanca kolektive të mbrojtjes dhe sigurisë por është një kontributor që merr një peshë në aleancë. Mban një peshë jo vetëm në kontigjentin ushtarak por edhe një peshë politike dhe diplomatike për rajonin. Është tregues pozitiv për vendin tonë dhe shkon përtej ringritjes së ushtrisë sado modeste që është tani”, tha Sotiri. /abcnews.al




Skip to toolbar