Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” njofton se do të niset në një vizitë në Madrid të Spanjës, nga ku shprehet se do të njoftohet publikisht përzgjedhja e kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit 2027.
Rama ndër të tjera, Kongresin Botëror të Ligjit e ka quajtur një trofe që Shqipëria e ka fituar falë reformës në drejtësi.
Kryeministri gjithashtu ka përmendur edhe evente të tjera të cilat pritet të mbahen në Shqipëri përgjatë 2027, teksa shtoi se disa vite më parë këto as nuk imagjinoheshin në vendin tonë dhe jo më të ishin realitet.