“Shqiptarët kriminelë?”/ Dua Lipa: Ta ndryshojmë këtë! Duhet të pranohemi si rezidentë në çdo vend ku jetojmë 

AKTUALITET


Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka komentuar edhe komentet e bëra nga mediat britanike dhe nga ministrja e Brendshme Britanike, që i quajti shqiptarët “pushtues”.

“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të cdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.


Ajo ka komentuar edhe mungesën e saj në Sunny Hill Festival që u mbajt në Tiranë.

Nuk kam performuar në çdo Sunny Hill Festival. Kjo ka qenë dita që kam dashur për të performuar në Tiranë”,theksoi Dua.




Skip to toolbar