‘Shqiptarët po na pushtojnë’, Braverman: Migrimi i paligjshëm, krejtësisht i papranueshëm

AKTUALITET


Sekretarja e Brendshme e qeverisë Britanike, Suella Braverman ka folur sërish për qasjen e qeverisë Sunak me emigrantët e paligjshëm që hyjnë në territorin britanik. Në një intervistë për Sky News, Braverman thotë se bashkëpunimi me francezët është kyç në këtë proces ndërsa shton se për qeverinë është e qartë: migrimi i paligjshëm është i papranueshëm.

“Unë dhe Kryeministri e kemi pasur të qartë se migrimi i paligjshëm është krejtësisht i papranueshëm. Ka disa elementë në marrëveshje dhe mendoj se përfaqëson një hap tjetër pozitiv në bashkëpunimin tonë me francezët. Nuk do ta rregullojë problemin brenda natës. Nuk është një pjatë argjendi. Por mendoj se për herë të parë kemi disa fitore reale si për francezët ashtu edhe për Mbretërinë e Bashkuar”-tha Braverman.


Debati në Britaninë e Madhe ka në qendër edhe shqiptarët që hyjnë ilegalisht me gomone apo me mjete të tjera në tokën britanike. Dy ditë më parë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Angli dolën në një protestë për të kundërshtuar qendrimet raciste ndaj shqiptarëve. Ata e shohin si diskriminuese deklaratën e Braverman që tha se “emigrantët po na pushtojnë, 10 mijë shqiptarë hynë në Britani vetëm këtë vit”.

Marrëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Francës ka për qëllim të rrisë vigjilencën dhe të ndalojë prurjet e emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të La Manshit për në Britaninë e Madhe. Marrëveshja parashikon një pagesë vjetore të Mbretërisë së Bashkuar për Francën për të ndihmuar policinë e kufirit në 72 milionë euro.




Skip to toolbar