Shqiptari “fluturon” 40 metra në greminë, por shpëton

AKTUALITET


Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në Savona të Italisë, ku një kamion i tonazhit të rëndë është aksidentuar dhe një pjesë e mjetit ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

Kamisioni drejtohej nga një shtetas me origjinë shqiptare. Kamioni që shqiptari drejtonte ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me parmakët anësorë të rrugës. Për shkak të tonazhit dhe inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e trajlerit ka rënë në greminë. Shqiptari ka fluturuar nga 40 metra lartësi në kabinën e tij.

Me t’u njoftuar për aksidentin e rëndë, ashtu siç tregojnë dhe fotot, në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit.

Kur kanë mbërritur poshtë, atje ku ndodhej dhe trajleri, zjarrfikësit janë habitur teksa kanë parë shqiptarin të padëmtuar. Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.



Skip to toolbar