Shqiptari: U punësova për të ujitur bimë, nuk e dija se bëhej fjalë për kanabis

BOTA


Një 22-vjeçar përfundoi në qeli në Britani për prodhim lëndësh narkotike. Megjithatë, para hetuesve, I. Tota është shprehur se u punësua nga dy persona teksa qëndronte në një kafene për të ujitur bimë dhe nuk e dinte se ata po flisnin në fakt për kanabis.

I riu kishte pranuar që të shkonte me këto dy persona për t’u punësuar. Por kur policia mësyu në banesën ku ai rriste kanabisin u gjetën 63 rrënjë me vlerë rreth 27 mijë Paund. E teksa policia hynte, shqiptari shkoi në kuzhinë për të marrë një shkop bejsbolli, por u arrestua.


Tota pretendon se është kërcënuar edhe me familjen nëse përpiqet të arratiset. 22-vjeçari pranoi akuzën e prodhimit të kanabisit. Më 4 Prill ai u dënua me 7 muaj burg. Deri më tani ai ka vuajtur gjysmën e dënimit dhe pritet që pasi ta përfundojë plotësisht, të deportohet në Shqipëri.




Skip to toolbar