“Shtëpitë e reja, gati brenda qershorit 2020”. Rama, mesazh abuzuesve

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka premtuar të mërkurën nga Mamurrasi se qeveria do të bëjë gati banesat e shembura nga tërmeti brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm, 2020. Kryeministri ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Mamurras dhe është takuar me disa banorë. Pasi dëgjoi shqetësimet e banorëve, Rama bëri premtimin publik se brenda vitit që vjen shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të kenë shtëpitë e tyre të reja, ndërsa një pjesë e mirë e banesave do të jenë gati që në qershor.

Ndërkohë kryeministri u dërgoi një mesazh abuzuesve të cilët sipas tij kanë nisur të shembin muret e shtëpisë me shpresën se do të fitojnë një shtëpi të re nga qeveria. Rama tha se ata që shembin murën me bare nuk do të marrin asgjë.


“Brenda mesit të vit të ardhshëm do kemi sistemuar me shtëpi të re pjesën më të madhe të njerëzve. Ata që kanë filluar t’i bien shtëpisë me varre shtëpive, duan të përfitojnë të reja. Ata s’do të marrin shtëpi asgjë. Të rrinë të luajnë si ky çuni në fushë”, tha kryeministri.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kurbin, Fushë-Mamurras – Aty ku po mbaron sistemimi në çadrat dimërore dhe ku në trojet e shtëpive të rrënuara do të ndërtohen shtëpi të reja, shumë më të mira se ato që ishin😊🤝https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. Dezember 2019



Skip to toolbar