Shteti Bektashi, Doçi: Një mundësi që bota ta eksplorojë! Kulla: Bektashianët kanë dhënë më shumë për krijimin e shtetit shqiptar

Më të fundit


Pastori Ylli Doçi nuk u shpreh kundër propozimit për krijimin e një shtetit Bektashi. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Doçi e vlerësoi si një fakt pozitiv duke theksuar se kjo do të ishte një mënyrë që Europa të shihte bashkëjetesën në Shqipëri dhe përveç kësaj ai u theksoi se duhet parë edhe si një mundësi që bota ta eksplorojë.

“Na bën nder në Shqiptarëve për të pasur diçka që bota mund ta eksplorojë dhe një nga arsyet e Ramës besoj është për të kapur vëmendjen në një kontekst të tillë. Bektashizmi duke pasur qendrën e tij botërore në Shqipëri, për ne është një mënyrë për të treguar bashkëjetesën që ne kemi pasur dhe që Europa ta shohë…”, tha Doçi.

Nga ana tjetër, Ilir Kulla hodhi poshtë zërat kundër se më këtë propozim shkelet Kushtetuta, duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se të gjithë ata që kanë dalë kundër, duhet të kujtojnë edhe kontributin që kanë dhënë bektashianët për krijimin e shtetit shqiptar.

Megjithatë nënvizoi se ky propozim duhet të ketë transparencë totale,

“Rama bën politikanin dhe gjen një gjë për të tërhequr vëmendjen…Kush thotë që është prekur Kushtetuta duhet të shkojë të lexojë Kushtetutën . Harrojnë që bektashianët kanë dhënë më shumë për krijimin e shtetit shqiptar. Në kohën që jemi sot, them që ka nevojë për transparencë totale…Mund të them që Rama duhet të shmangë arrogancën dhe duhet të ketë një konsultim publik”, tha ndër të tjera Kulla./abcnews.al/



Skip to toolbar