Shtyhet gjyqi penal ndaj ish-presidentit Donald Trump, ja kur do të mbahet seanca

BOTA


Shtyhet gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump. Një gjykatës i Nju Jorkut vendosi të shtyjë deri në mes të prillit gjyqin historik penal ndaj Trumpit. Gjyqi ishte planifikuar më 25 mars. Aventura ligjore e ish- presidentit amerikan ka të bëjë me rastin e pagesave sekrete ndaj një aktoreje pornografike.

Ish-presidenti i SHBA-së (2017-2021), i cili shpreson të rizgjedhet në nëntor, kur do të përballet me Joe Biden, prej muajsh kërkon të vonojë sa më shumë fillimin e katër gjyqeve penale përballë atij. Në rastin e pagesave ndaj Stormy Daniels, me të cilin Donald Trump kishte një lidhje jashtëmartesore në vitin 2006, “procedurat janë shtyrë për 30 ditë” nga 14 marsi, vendosi një gjykatës në Manhattan.


Të enjten më 14/2, Prokurori i Qarkut të Manhatan, Alvin Bragg, dha dritën jeshile për shtyrjen e seancës për 30 ditë. Që do të thotë se gjyqi i paprecedentë penal, në të cilin Donald Trump mund të dënohet me burg, do të fillojë në mes të prillit. “Ne do të vazhdojmë luftën për t’i dhënë fund këtij rasti të rremë,” tha një përfaqësues i manjatit 77-vjeçar të pasurive të paluajtshme. Avokatët e Donald Trump kishin kërkuar një shtyrje prej 90 ditësh derisa Gjykata e Lartë të vendosë për imunitetin penal të ish-presidentit.




Skip to toolbar