Shtyhet gjyqi për Erion Veliajn/ Avokatët kërkuan kohe për t’u njohur me aktet

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë më 23 prill seancën për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg.

Teksa kanë kaluar rreth dy muaj pas caktimit të masës “arrest në burg”, ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u sollën nga Prokurorët e Posacëm edhe informacionet hetimore dy mujor për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Avokatët e Erion Veliajt kërkuan kohë të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë.

Në SPAK për të kërkuar informacion mbi hetimet në 2 muajt e fundit ishte edhe biznesmeni Elman Abule në masë arresti shtëpiak i akuzuar për pastrim parash. Ndërkohë, sot në SPAK u mor në pyetje për rreth dy orë edhe bashkëshortja e biznesmenit Abule.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.



Skip to toolbar