Shuhet legjenda e muzikës Tina Turner

BOTA


Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare këngëtarja e njohur amerikane, Tina Turner.

Diva e muzikës pop dhe rock u shua në shtëpinë e saj në Zvicër, pranë Zyrihut.


E konsideruar si mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, ajo qëndron pas një sërë hitesh përfshirë Proud Mary dhe The Best.

Sipas mediave ndërkombëtare, Turner ndërroi jetë pasi humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

Lajmi u konfirmua dhe nga familjarët e ikonës së muzikës të cilët shkruan në një deklaratë për mediat se “Ajo u shua paqësisht”.about:blank

Turner lindi në vitin 1939 në Brownsville të Tenesi.

Ajo la pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj Erwin Bach.

Me 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën, Turner është një ndër artistet me më shumë disqe të shitura në mbarë botën. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy.

Tina është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që u vendos në foton kryesore të revistës Rolling Stones, e cila e renditi atë mes 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Ajo ka një yll në bulevardin e famës në Hollywood dhe një në St. Louis “Walk of Fame”




Skip to toolbar