Si do të votohet më 14 maj? Publikohet fleta e votimit për kryeqytetin

Më të fundit


Komisioni Qendror i Zgjedhor ka publikuar fletën e votimit se si do të renditen kandidatët që garojnë për drejtimin e bashkisë së Tiranës.

Pas shortit të hedhur dje në ambientet e KQZ, goglat vendosën që i pari në fletën e votimit të renditet Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë.


I dytë në listë është Marko Dajti i Frontit të Majtës, ndërkohë që e treta në fletën e votimit do të jetë Lajla Përnaska.

Goglat caktuan kreun aktual të bashkisë Erion Veliaj të renditet i katërti, ndërkohë që pas tij vijnë demokratët Belind Këlliçi dhe Roland Bejko.Ndërsa në listën e Këshillit Bashkiak, në renditje i pari është koalicioni “Bashkë Fitojmë”  e më pas PS, pasuar nga forcat e tjera politike. Kjo renditje u përcaktua pas shortit të hedhur nga KQZ.




Skip to toolbar