Sondazhi i fundit: PS, 51.5 përqind! Socialistët rezultat historik, marrin qeverinë të vetëm

Më të fundit


TIRANË- Sondazhi i fundit i ABC News dhe Angi Richerce, 5 ditë para zgjedhjeve, nxjerr Partinë Demokratike në Tiranë me një rezultat katastrofal, edhe më të keq se në vitin 1997 në raport me PS.

Kampionimi i qytetarëve të kryeqytetit, vetëm pak ditë para 11 majit, pasqyron një diferencë  të thellë mes votave për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike në nivelin 18%, në hambarin e mandateve.

Aty nga del 1/3 e parlamentit të ardhshëm, që përcakton edhe fituesin e Shqipërisë.

Sondazhi nxjerr PS fituese me 53%, ose rritje 5% në krahasim me 2021. Kjo i jep dhe 1 apo 2 mandate më shumë socialistëve, duke kapur nivelin e 19-20 mandateve.

Kurse PD, bashkë me ish-LSI brenda, bien në 35%, apo 9 pikë më pak se 2021. Aleanca Madhështore humb rreth 6 mandate, duke shkuar në nivelin e 11 apo 12 deputetëve. Në rrezik këtu, është edhe ëndrra e djalit të Fahri Balliut.

Por ky rezultat për PD, do të zhdukte nga loja gjithë kandidatët e listës së hapur të PD, pasi votat, nuk e kalojnë vijën e kuqe të mandateve të sigurta. Mundi do u shkonte kot listës së hapur. Jorida Tabakut, Ilir Alimehmetit, Dhurata Çupit apo Shpëtim Idrizit, ndërsa Ilir Metës përveç mandatit, do i digjej edhe liria.

Kurse PS, me mund të shkojë deri në 20 mandate, çfarë do u jepte shanse më shumë kandidatëve për të hyrë në parlament. Në listën e hapur të PS, luftojnë ministrat Gonxhe dhe Hoxha, apo deputetët Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Anila Denaj, Toni Gogu, Fatmir Xhafaj, Ornaldo Rakipi, Xhemal Qefalia, Arben Pëllumbi, apo dhe Endrit Braimllari i ish-LSI.

Surpriza mbeten partitë e vogla. Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj janë pranë mandatit të dytë në kryeqytet, kurse Arlind Qori siguron një mandat, por jo të vetin. Sondazhet, nxjerrin jashtë parlamentit dhe skenës politike, euroatlantikun Lulzim Basha.

Sondazhi mati edhe humorin politik në Shkodër, me një rezultat surprizë kësaj radhe. PD bie me 11 përqind të votave, por sërish mbetet partia kryesore në bastionin e saj të djathtë me 45%, ose 5 mandate, aq sa në 2021 apo 2017. PS rritet me 12% të votave, çfarë i jep mandatin e katërt. Kurse Tom Doshi ka mandatin e vet të sigurt. Beteja bëhet për mandatin e 11-të. Në rast se PS fiton betejën mes Berishës dhe Doshit, atëherë Shkodra shkon për herë të parë në një barazim. Por kodi zgjedhor favorizon PD, si parti kryesuese për të marrë votat e partive të vogla, ndërsa Doshi është pranë mandatit të dytë, të cilin do ia merrte Partisë Socialiste, që në Shkodër drejtohet nga Benet Beci.

Në nivel kombëtar, Partia Socialiste edhe në këtë sondazh të tretë, shkon e sigurt në fitore 51.4% janë për një mandate të katërt të Ramës, kurse PD dhe ish-LSI vijojnë rënien në 36.6%.

Rritja e Ramës dhe rënia e Berishës, reflektohet edhe tek vlerësimi i shqiptarëve në këtë sondazh të tretë, si liderë politikë, fushata apo puna e kryeministrit në 3 mandate.

Rama pëlqehet nga 51% e shqiptarëve, fushata edhe pse në nivel 35% mbetet më e pëlqyera nga rivalët, kurse puna si kryeministër vlerësohet pozitivisht nga 54% e qytetarëve.

Kurse Berisha, me gafat, ngatërresat, moshën e premtimet madhështore, shtuar edhe grushtet e Xhelalit dhe Nallbatit apo deklaratat e Tomor Alizotit, ka nivel pëlqyeshmëri të fushatës në nivelin 17%, në një rënie që as La Civita s’po e nxjerr dot. Kurse si lider politik, është i katërti më i pëlqyer, pas Ramës, Lapaj dhe Shehajt.

Po ashtu, shqiptarët në këtë sondazh të tretë, mendojnë në shumicë 53.4% se në Shqipëri jetohet mirë, kurse 50.7% mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, dhe kjo përqindje në tre javë është rritur.

Ashtu siç janë rritur përqindjet për problemet kryesore të shqiptarëve, kriza ekonomike, pagat e ulëta, papunësia, shpopullimi, ndërsa në rënie vijnë korrupsioni, siguria dhe kriminaliteti apo kriza politike.

Ky ishte sondazhi i fundit mes ABC dhe Angi Richerce, në Real Story, tani fjalën e fundit e kanë shqiptarët, më 11 maj.

Viti 2021: 

Matja për vitin 2025:

  • Partia Socialiste- 53.2%
  • Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore- 35.8%
  • Koalicioni  Nisma Shqipëria Bëhet- 6.3%
  • Mundësia 6.2%
  • Lëvizja Bashkë- 3.1%
  • Koalicioni Euroatlantik 1.4%
  • PSD- 1.2%
  • Të tjera 1.3%/abcnews.al


Skip to toolbar