Si funksiononte portali i gjobave? Gazetari: lajmet i merrja nga Rexhina Omeri, jam penduar

AKTUALITET


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka përjashtuar shefin e sektorit Kushtrim Selimi dhe sekretaren Rexhina Omeri,  të cilët nëpërmjet një portal online denigronin figurat e drejtuesve më të lartë të policisë së shtetit, permes lejmave te rreme per ta.
AbcNeës ka zbardhur skemën që përdorinin Kushtrim Selimi, Rexhina Omeri si dhe gazetari Ervis Hasanaga, për të publikuar lajmet e rreme në portalin ShqipNeës.info.  Portali nuk kishte nje zyre dhe nuk ishte I regjistruar në QKB, ndërsa rezulton se domain është blerë jashtë Shqipërisë për të shmangur deklarimin dhe zbulimin e përfituesit që do ta përdorte.

Gazetari i arrestuar Ervis Hasanaga rreth një muaj më parë është kontaktuar nga e arrestuara Rexhina Omeri, e cila fillimisht I ka kërkuar që ta mësojë se si hidheshin lajmet në portal. Më pas Rexhina I ka kërkuar që të punojë për portalin por fillimisht nuk I ka treguar se pas tij fshihej Kushtrim Selimi.

Rexhina Omeri, fillimisht i ka kërkuar Ervis Hasanagës që të publikojë lajme të ndryshme kundrejt një pagese 500-600 euro, ndërsa më pas kanë nisur dërgimet e lajmeve të rreme me emra dhe foto të drejtuesve të policisë, në përmbajtjen e te cilave  kishte fjali denigruese për figurën dhe integritetin e zyrtarëve. Sipas dëshmisë së Rexhina Omerit, lajmet i merrte gati nga Kushtrim Selimi dhe orientonte gazetarin që të hidheshin pa u ndryshuar. Hera e fundit që Rexhina Omeri ka kontaktuar me Ervis Hasanagën ka qenë ne daten 28 Maj, dy ditë para arrestimit, duke I dhënë kontaktin e një personi nga italia për të biseduar sërish për pjesën e pagesave.

Kallëzimi në sektroin e Krimit Kibernetik, për këtë rast është bërë më datë 29 Maj të këtij viti, nga Dritan Pjetri, Drejtor i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore Rajoni Tiranë, për shkak të një shkrimi të pavërtetë që ishte bërë ndaj tij me porosi të kolegut Kushtrim Selimi që tashmë është shpallur në kërkim.  Përveç këtij kallëzimi mësohet se edhe disa zyrtarë të tjerë të policisë I janë drejtuar krimit kibernetik me kallezime  për shkrime që u kanë prishur imazhin dhe integritetin në punë.

Policia vijon kërkimet për Kushtrim Selimin I cili dyshohet se mund te kete dale ilegalisht në Kosvoë.

 Skandali I portalit gjobëvënës, është thelluar akoma më shumë, për shkak se sipas hetimeve dyshohet të jetë përfshirë edhe vellai I Kushtrim Selimit, Kreshnik Selimi, shef kundër narkotikëve në Shërbimin Informativ Shtetëror. Ky i fundit duke përfituar nga aksesi në informacion për shkak të detyrës, ia dërgonte këto informacione te vellait qe  i publikonte ne portal.

AbcNeës mëson se Krimi Kibernetik po heton edhe disa portale të tjera të cilat kanë publikuar lajme më përmbatje të ngjashme si  portal i gjobëvënësve të AMP.





Skip to toolbar