Si jetohet sot në Shqipëri? ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë përgjigjet e shqiptarëve

Më të fundit


ABC News dhe Angi Ricerche publikojnë këtë të hënë të dhënat e sondazhit të fundit për zgjedhjet e 11 majit.
Ashtu si edhe në dy të parët, në sondazh janë kontaktuar përmes mënyrave të ndryshme 10 116 persona nga të cilat 3300 intervista janë konsideruar të vlefshme, me një marzh gabimi prej 2.3 % , gjatë periudhës 30 prill – 4 maj.

Pyetjes së si jetohet sot në Shqipëri, 53.4 % i janë përgjigjur me shumë mirë ose mirë, përkatësisht 46.8 % e përgjigjeve nga intervistat e vlefshme besojnë se në Shqipëri jetohet mirë, ndërsa 6.6 përqind prej tyre, vlerësoj se jetohet shumë mirë.
Ndërkohë ata që mendojnë se në Shqipëri jetohet shumë keq, janë 6.9 % dhe keq mendojnë 39.7 % e të anketuarëve në intervistat e konsideruara të vlefshme.



Skip to toolbar